Arbër Hajdari feston sot ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Ledion Liços

Mediale Vip

Arbër Hajdari feston sot ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Ledion Liços

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 09:14
Arbër Hajdari dhe Ledion Liço

Arbër Hajdari sot feston ditëlindjen.

I njohur tashmë si opinionisti i “Big Brother VIP”, Hajdari ka lindur në Tiranë në vitin 1994, dhe sot feston ditëlindjen e 29-të.

Mes urimeve të shumta nuk ka munguar as urimi i Ledion Liços, i cili e ka uruar me një foto nga ky edicion i BBV, ku Ledioni është moderator, ndërsa Arbëri opinionist për të tretin edicion radhazi.

Image
Urimi i Liços

“Gëzuar ditëlindjen mik! Festofsh gjithmonë” – shkruan Ledioni në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat