Sara merr dron për (ish) të dashurin dhe e gjithë skena ishte shumë afër absurdit!

Mediale Vip

Sara merr dron për (ish) të dashurin dhe e gjithë skena ishte shumë afër absurdit!

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 19:17
Sara, Bardhi

Edhe pse mund të duket si skena absurdi, ishte e vërtetë dhe ndodhi ku tjetër, përpos se në “Big Brother VIP”. Sara që merr një dron për ish-të dashurinë, ndoshta nga ai vetë, teksa ndodhet krah të dashurit actual, Bardhi, dhe ky I fundit që vlerëson veprimin e tij duke thënë “Qenka djalë i mirë”.

Pak ditë më parë Sara Gjordeni duke folur me Erjolën tha se partneri me të cilin ka lënë një histori pezull jashtë Jurgen Uldedaj kishte ndeshje të rëndësishme. Teksa Sara priste një shenjë edhe pse sipas saj historia tani ishte mbyllur nga Bardhi, duket se shenja erdhi.

Ditën e djeshme në shtëpinë e BB VIP ka hyrë një dron, me foton e Jurgenit ku shkruante: “Kampion bote!”

Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit:

“E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.

Ndërkohë Bardhi ka thënë: "Qenka djalë i mirë", teksa ka puthur Sarën.

Më pas Sara ka folur edhe me Artën pasi ka nisur dyshimet nëse dronin Jurgeni e ka nisur për ta gëzuar apo se ka inat me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat