Personazhi i njohur heq dorë 1 javë para xhirimeve nga filmi i Ermalit: U alarmova!

Mediale Vip

Personazhi i njohur heq dorë 1 javë para xhirimeve nga filmi i Ermalit: U alarmova!

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 21:01
“Dy Gisht Mjaltë 2”

Këtë të shtunë, në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, ka qenë i ftuar aktori i njohur Ermal Mamaqi, i cili na tregoi më shumë rreth realizimit të filmit “Dy Gisht Mjaltë 2”.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se një nga aktorët, që e kishte në rolin e Elsonit, hoqi dorë 1 javë para xhirimeve. Kjo gjë e alarmoi, por zgjidhjen e gjeti shumë shpejt.

Orinda Huta: Po pse? Ngaqë ishin sponsor i përfshive apo çfarë?

Ermal Mamaqi: Është një histori shumë interesante. Elsoni është djali që… ish i dashuri i gruas time në film. Ai është shumë i pashëm po ta shohësh kështu dhe unë e kam shok prej vitesh, jemi miq dhe i thashë: “Shiko, kam një skenë që ti pi puro. Një skenë rreth 10 sekonda”. E shikoja kështu që, si të thuash, edhe kishte qejf, por edhe unë po e pëlqeja, edhe i thashë: “Shiko, pse s’merr një rol ti?” Edhe ishte një rol, që ishte një pronar i avionit. Edhe, personazhin e Elsonit e kishte dikush tjetër, por nuk do ta them këtu; nuk e di a do ta them ndonjëherë këtë gjë, ose do vdesë me mua për gjithë jetën.   

Orinda Huta: Kaq e rëndë paska qenë?

Ermal Mamaqi: Ka qenë rëndë sepse, ai që kishte këtë rolin e Elsonit, heq dorë nga filmi 1 javë para xhirimeve. Edhe unë shkova në alarm, edhe unë s’dija kë të merrja. Marrim në telefon, kishim shumë personazhe, që njëri ishte Vedati.

Orinda Huta: Është i njohur ky personazhi?

Ermal Mamaqi: Po, është shumë i njohur. Dhe, në këtë tavolinë, në të njëjtën ditë, Elsoni po vinte të provonte rrobat e pronarit të avionit, që ishte, po themi, 1 minutë rol. Edhe, i gjithë ekipi, ishim kështu një zëri, ai vetëm sa u fut, ne kështu: “Uaa, kush erdhi”. I thashë unë: “Dëgjo me vëmendje, po të ndodh një gjë e mrekullueshme. Të ka trokitur fati në derë”. Kur ai tha “po”, unë isha “uau”, se s’e besoja që do e pranonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat