“Elsa tani është në parajsë” – Arbër Hajdari përlotet që në nisje të spektaklit

Mediale Vip

“Elsa tani është në parajsë” – Arbër Hajdari përlotet që në nisje të spektaklit

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 22:29
Arbër Hajdari

Minutat e parë të spektaklit të sotëm (17 shkurt) të Big Brother Vip Albania, iu kushtuan opinionistit Arbër Hajdari.

Arbri, siç e dimë është themelues i nismës sociale në Shqipëri, Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Ai synon të përmirësojë shoqërinë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë të dalin nga varfëria dhe duke udhëhequr të rinjtë drejt realizimit të veprave të mira.

Prej kohësh, opinionisti i “BBV3”, Arbër Hajdari nuk feston ditëlindjen. Kjo sepse Elsa, njëra prej vajzave që ai ka ndihmuar me fondacionin ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje.

Ndërsa në videoklipin që shfaqet, Doni, vëllai i Elsës falënderon Arbrin për gjithçka që bëri për motrën e tij, dhe duke i thënë që nuk ishte e drejtë që Arbri të mos e festonte ditëlindjen, sepse edhe Elsa do të donte që ai të festonte.

Mes emocionesh, Arbrit iu bë një surprizë mbrëmjen e sotme në prime të “BBV3”, duke i sjellë një tortë që t’i fryente qirinjtë, teksa i gjithë publiku këndonte “Gëzuar ditëlindjen”.

Opinionisti i prekur u shpreh: “Jam i sigurt se Elsa tani është në parajsë. Kishim kaluar shumë gjëra mes njëri-tjetrin dhe për herë të parë kam dashur të tërhiqem nga puna që unë bëja. Ajo u nda nga jeta shumë shpejt në kohën e pandemisë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat