Konflikti me Sarën, Bardhi: 90 për qind e meshkujve shqiptarë nuk do e kuptonin

Mediale Vip

Konflikti me Sarën, Bardhi: 90 për qind e meshkujve shqiptarë nuk do e kuptonin

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 21:49
Bardhi, Sara

Bardhi dhe Sara Gjordeni kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

Çifti, i krijuar në Big Brother VIP Albania 3, kanë kërkuar hapësirë pas disa keqkuptimeve që kanë pasur.

Ka qenë artisti kësaj radhe që ka kërkuar distancë nga modelja, pasi nuk i kanë pëlqyer disa gjëra që ka bërë së fundmi.

Ai theksoi se ka qenë i mirëkuptueshëm në shumë gjëra që ka zbuluar ajo brenda.

“Tregoi për shtatzëninë nuk e dija, i thashë që nuk e kam problem, pastaj puna me Endrikun e po ashtu edhe për varësen”, u shpreh ai.

“Jam i bindur që 90 për qind e meshkujve shqiptare nuk do e kuptonin”, ka thënë Bardhi në bisedën me Arta Kabashin.

I njëjti duket të jetë i prekur nga këto gjëra, meqë theksoi se nuk ia ka përmendur asnjëherë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat