BAFTA sqaron se pse nuk u nderua Mathew Perry në segmentin përkujtimor

Mediale Vip

BAFTA sqaron se pse nuk u nderua Mathew Perry në segmentin përkujtimor

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 19:04
Mathew Perry

BAFTA ka njoftuar se pse nuk e kanë përfshirë aktorin amerikan Mathew Perry në segmentin përkujtimor në ceremoninë e fundit.

Perry vdiq aksidentalisht në tetor të vitit të kaluar në moshën 54-vjeçare.

Ai njihej kryesisht në rolin e Chandler Bing në serinë televizive, “Friends”, por kishte luajtur edhe në filmat si “Fools Rush In”, “The Whole Ten Yards”, dhe “17 Again”.

Sidoqoftë, BAFTA e ka konsideruar atë kryesisht aktor televizioni, me ç’rast edhe ka vendosur ta nderojë si të tillë në ceremoninë BAFTA për televizion.

“E konfirmojmë që ai do të nderohet në çmimet BAFTA për televizion në maj, dhe në sektorin përkujtimor në ueb-faqen tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat