“A të erdhi keq që nuk të takoi motra e Bardhit”, Sara: Qava shumë dje, kam thyer shumë premtime! Familjarët po më mbajnë inat

Mediale Vip

“A të erdhi keq që nuk të takoi motra e Bardhit”, Sara: Qava shumë dje, kam thyer shumë premtime! Familjarët po më mbajnë inat

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Në një bisedë tjetër me Ilnisës, Sara nuk ka shpëtuar sërish nga pyetja pse motra e Bardhit nuk e takoi atë.

Sipas Sarës, e priste një gjë të tillë sepse e nuhat se çfarë figure ka jashtë. Por kjo gjë nuk e shqetëson sepse do e kuptojnë me kohë se si është ajo. Ajo çfarë e shqetëson Sarën është mendimi i familjarëve të saj. Sipas saj ka thyer disa premtime që i ka bërë dhe për faktin që askush nuk ka ardhur ta vizitojë, mendon se familja po i mban inat.

Ilnisa: Të erdhi keq që nuk takove motrën e Bardhit?

Sara: Jo e prisja sepse e nuhas çfarë figure kam jashtë.

Ilnisa: Kjo të shqetëson më shumë ëë?

Sara: Jo, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku kohë, e di që më kuptojnë. Ndërsa për familjarët e tij jashtë këtyre mureve, s’do jem në lojë. Kurse këtu jam e vetëdijshme që lojën e kam futur në shumë veprime të mijat.

Ilnisa: A je gati të krijosh një lidhje serioze me Bardhin?

Sara: S’do e kisha nisur fare nëse nuk do e kisha këtë mendje. Kam thyer ca porosi, ca gjëra për të nisur këtë gjë. E pe si po qaja dje, po qaja se po thosha pse s’më vjen një i familjes që të më konfirmojë këtë gjë që po bëj. Fakti që nuk kanë ardhur, më duket sikur janë duke më mbajtur inat për porositë që më kanë dhënë dhe nuk i kam mbajtur edhe u preka shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat