Ana Kabashi i reagon ashpër Vesës në BBVA: Kush je ti që flet për shoqen tënde të ngushtë moj bukuroshe

Mediale Vip

Ana Kabashi i reagon ashpër Vesës në BBVA: Kush je ti që flet për shoqen tënde të ngushtë moj bukuroshe

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:25
Arta dhe Ana

Një episod i ri në “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar zhurmë jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

Pas përfundimit të spektaklit, Vesa dhe Ilnisa morën pjesë në një bisedë ku spekuluan rreth asaj se kush mund të ishte kandidatja e ardhshme për largimin nga shtëpia.

Vesa shprehu mendimin se mes atyre që do të ishin në rrezik, mund të ishin Arta ose Françeska – dy nga banoret femra të shtëpisë.

Megjithëse Vesa e ka konsideruar Artën si një nga shoqet e saj më të ngushta brenda shtëpisë, komentet e saj për një largim të mundshëm të Artës kanë shkaktuar reagime.

Ana Kabashi, motra e Artës dhe vetë këngëtare e njohur, nuk ka ngurruar të shprehte pakënaqësinë e saj ndaj këtij qëndrimi.

Në InstaStory, Ana publikoi një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të ashpër drejtuar Vesës.

“Oooo Vesa Vesaa se Arta te konsideron shoqe po tii me kete ide për ‘shoqen’ tende ????” shkroi Ana, duke vënë në dyshim seriozitetin e miqësisë së Vesës me Artën. “Kur Ilnisa e shef Arten si një person qe i duhet shtepise kush je ti qe flet per shoqen tende te ngusht moooj bukuroshe! Wow”, theksoi ajo, duke sugjeruar se Vesa duhet të kishte përmbajtje më të madhe dhe të respektonte lidhjet e saj me banorët e tjerë.

Ndërkohë, fansat e programit presin me padurim për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet e ardhshme dhe nëse kjo do të ndikojë në marrëdhëniet e Artës dhe Vesës brenda shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat