Don Xhoni përfshin “Marshin e UÇK-së” në këngën e re “Shoki”

Mediale Vip

Don Xhoni përfshin “Marshin e UÇK-së” në këngën e re “Shoki”

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:24
Don Xhoni

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka publikuar ‘freestyle-in’ e shumëpritur të titulluar “Shoki”.

Në këtë freestyle, reperi nga Drenica ndërlidhi sekuencën e famshme të këngës “Marshi i UÇK-së” nga Arif Vladi me këngën e In Da Club të reperit të famshëm amerikan, 50 Cent.

Don Xhoni është padyshim një prej reperëve më të famshëm në trojet shqiptare dhe ishte pikërisht ‘frestyle-i’ “Make a Pose” që vulosi famën e tij në këtë industri.

“Makes a Pose” ka grumbulluar 68 milionë klikime në YouTube që pas publikimit rreth tre vjet më parë në emisionin Gjoni Black.

Jo vetëm kaq, ky ‘freestyle’ i reperit nga Drenica kishte bërë xhiron në rrjetin social TikTok, duke u shpërndarë nga mijëra përdorues të tjerë.

Projekti i fundit i Don Xhonit para publikimit të këngës “Shoki” ishte bashkëpunimi me Dhurata Dorën i titulluar “Lej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat