Ilnisa i ulet në prehër Meritonit, ky i fundit i këndon: Moj biondinë me sytë e zi

Mediale Vip

Ilnisa i ulet në prehër Meritonit, ky i fundit i këndon: Moj biondinë me sytë e zi

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:44
Ilnisa dhe Meritoni

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë padyshim një ndër çiftet më të përfolura të këtij sezoni në BBVA dhe në vete janë personazhe që i sjellin mjaftë dinamikë dhe drama këtij spektakli.

Si Meritoni ashtu edhe Ilnisa nuk kanë frikë që të dalin përballë sfidave brenda shtëpisë kundrejt banorëve të tjerë po edhe ndaj sfidave nga Vëllai i Madh.

Dyshja siç duket po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre brenda shtëpisë, me puthje e ledhatime e mbështetje për njëri-tjetrin.

Së fundmi, çifti u panë në dhomën e fjetjes duke kaluar disa çaste romantike.

Ilnisa ishte ulur në prehrin e Meritonit, derisa ky i fundit ia kushtonte disa këngë, përfshirë edhe atë “Oj bjondinë me sytë e zi”.

Meritoni ndonëse insistonte drejt Ilnisës që nuk di të këndojë, e dashura e tij nuk ndalej së qeshuri butësisht dhe nuk hezitonte ta dëgjonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat