“Mua mos ma trego dashurinë me fjalë…”- Plas keq mes Heidit dhe Romeos në “Big Brother VIP”, konkurrentja shpërthen në lot: Ti po ndahesh nga unë

Mediale Vip

“Mua mos ma trego dashurinë me fjalë…”- Plas keq mes Heidit dhe Romeos në “Big Brother VIP”, konkurrentja shpërthen në lot: Ti po ndahesh nga unë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 17:07
Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi

Aktori i njohur Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi ditën e sotme kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”.

Aktori i tha të dashurës së tij se dashuria tregohet me vepra dhe jo me fjalë, sepse kur don njeri nuk e perqesh por bëhet gjak për të mbrojtur personin që dashuron.

Heidi u shpreh se ai dëshiron të ndahet nga ajo, ndërsa gjatë debati banorja shpërthue në lot e lënduar nga fjalët e Romeos.

Pjesë nga debati:

Romeo: Nëse do një njeri bëhesh gjak dhe jo të qeshësh e të më sjellesh njerëz në tavolinë mua. Do ta hash atë tjetrin dhe jo të mbrosh atë tjetrin e të më sulmosh mua. Mos ma trego dashurinë me fjalë mua sepse fjalë kam sa të gjithë këtu

S’ka nevojë për të tjerë, ne ndahemi vetë zemra

Heidi: Ti po ndahesh nga unë

Romeo: Unë po ndahem nga ty?

Heidi: Po

Romeo: Çfarë të bëra unë?

Heidi: Ja asgjë spo më kupton

Romeo: S’po më jep arsye moj. Ti po më thua unë të dua edhe kaq

Heidi: Nuk ka një arsye por thjeshtë si po e kthen ti që unë përdora emrin tënd…

Romeo: Unë kur dua një njeri çmendem për atë

Heidi: Ti po ma komplikon

Romeo: Jo ti po ma komplikon

Heidi: Ti po ma komplikon se unë isha shumë mirë

Romeo: Sepse ti je shumë mirë. Ti se kupton se sa keq jam unë

Heidi: As ti se kupton

Romeo: Pse si je ti?

Heidi: Shumë keq (Heidi fillon të qajë dhe lagohet)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat