Pasi nxorri gjithë djemtë në nominim, Sara bën deklaratën e papritur! / “Nëse del Bardhi…

Mediale Vip

Pasi nxorri gjithë djemtë në nominim, Sara bën deklaratën e papritur! / “Nëse del Bardhi…

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 20:56
Sara, Bardhi

Këtë javë në nominim janë të gjithë djemtë e shtëpisë së Big Brother. Kjo, si pasojë e zgjedhjes që bëri Sara Gjordeni, pas favorizimit që fitoi nga Kutia e Pandorës.Rrjedhimisht, ajo dërgoi në nominim dhe partnerin e saj, Bardhin.

Në një diskutim të bërë së fundmi me Gazin dhe Ilnisën, Sara ka bërë deklaratën e papritur. Sipas saj, nëse Bardhi do të eliminohet këtë të shtunë, do të largohet edhe ajo me të.

Nga ana tjetër, Gazi dhe Ilnisa janë të bindur që Bardhi është më i rrezikuari në këtë nominim.

Pjesë nga biseda mes banorëve:

Gazi: Je e penduar që dërgove të dashurin në nominim dhe dëshiron ta shpëtosh?

Sara: Fare, i dashuri im nuk rrezikon.

Sara: Po unë kështu mendoj sepse Kutia e Pandorës më erdhi mua. Rrezikon ti më shumë sepse dole besëprerë me shokun tënd.

Sara: Nëse del Bardhi dal dhe unë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat