“Cilit Zot?”, “… ata që nuk besojnë në Allah”, Adelina Ismajli zhytet në repikë të zjarrtë fetare me komentuesin

Mediale Vip

“Cilit Zot?”, “… ata që nuk besojnë në Allah”, Adelina Ismajli zhytet në repikë të zjarrtë fetare me komentuesin

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 07:24
Adelina Ismaili

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili, së fundmi ka bërë një postim në Facebook, i cila ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj, duke ngjallur kështu debat të madh.

Adelina ka publikuar një fotografi të një skulpture të Mbretëreshës Teutë, e cila paraqitet e tëra e zhveshur.

Në këtë postim, këngëtarja ka pyetur ndjekësit e saj: “Të dashur miq. Në shumë religjione, femra është e veshur/mbuluar. Si ma komentoni këtë përmendore të Mbretëreshës sonë Teutë?”.

Image
Foto e postuar nga Adelina

Padyshim, ky postim ngjalli një mori komentesh mes ndjekësve të saj dhe vetë Adelinës.

Njëri ka komentuesit e pyeti Adelinën “Pse nuk i kthehesh Zotit me pendim?!

Image
Foto: Instastory

“Cilit Zot dhe për çka me u pendu?”, Ata që besojnë në Zot tjetër a janë gabim?. “Tregom saktësisht ku thot Zoti mu vesh“, e pyeti Adelina.

“Nuk ka Zot tjetër të vërtetë që meriton adhurimin bindjen përveç Allahut.“, ia ktheu komentuesi-këngëtarës.

Image
Foto: Instastory

“A ti vrasim pra të gjithë tjerët që nuk besojnë në Allah?“, u përgjigj Adelina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat