“Vetëm ke fjetur dhe ke ngrënë, shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit” - Arbër Hajdari “përplaset” me Albi Nakon!

Mediale Vip

“Vetëm ke fjetur dhe ke ngrënë, shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit” - Arbër Hajdari “përplaset” me Albi Nakon!

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 08:41
Koreografi Albi Nako dhe Arbër Hajdari

Koreografi Albi Nako ishte një nga banorët të cilët u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP. Menjëherë sapo ai la shtëpinë në studio është përplasur me dy opinionistët.

Ndërsa Ori dëshiroi që Albi të ishte larguar vullnetarisht me partneren javën e shkuar, Arbri u shpreh: “Shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit sepse do ta kishe djegur kot.”

Sipas Arbrit, Albi s’ka bërë asgjë tjetër në shtëpi përveçse ka ngrënë dhe ka fjetur, madje edhe një debat që kishte me Romeon u tërhoq.

Këto komente kanë irrituar Albin, i cili u shpreh se “është kollaj që të flasësh nga kolltuku”. Koreografi i është kthyer keq opinionistit, duke theksuar se është e dyta herë që e akuzon pasi më herët e kishte konsideruar frikacak.

Debati: 

Ori Nebiaj: Kur Albi hyri në Big Brother të gjithë kishim pritshmëri të mëdha për shkak të karakterit mediatik që kemi njohur. Unë e dija si një djalë që guxonte t’i shprehte mendimet e tij deri në fund dhe nuk i trembej gjykimit. Ai tha herën e fundit që kishte njëfarë ngërçi dhe mendimi të keq që e ka mbajtur në një lojë që as ai vetë nuk e kuptoi se çfarë po bënte në shtëpi. Të paktën kështu më është dukur, kështu që unë e kuptoj publikun në televotim. Unë do të kisha uruar me sinqeritet që ta kishte marrë këtë vendim vetë që të martën dhe të kishte shkuar me zonjën që ja thanë njëfarë mënyre.

Albi Nako: Aty është bërë një kast me disa njerëz që unë e kam thënë herë pas here që është grupi i Vetëvendosjes, të përjashtojnë. Ndoshta unë nuk isha e atij lloji tipologjie lojtari që ta çaja me forcën e një fadrome apo matrapiku që mund të cante një mur të thellë. Graciano tentoi, por tjetër gjë pastaj sepse ai u penalizua për të tjera arsye. Nuk është se nuk u mundova të tentoja pas një premtimi që unë bëra për t’u rikthyer në lojë, por është pjesë e skemës aty brenda që njerëz të caktuar…

Ledion Liço: Kë shihje pjesë e këtij klani të ngurtë që nuk hapte rrugë? Sepse ka pasur edhe njerëz që kanë hyrë më vonë si Françeska që…

Albi Nako: Françeskën e kanë ftuar. Ka qenë Ilnisa dhe Meritoni që unë i quaj sistem PR aty brenda. Ja dhanë mundësinë dhe pastaj është tjetër gjë se si e kërcen vallen ti. Asaj iu dha mundësia përmes një provokimi, dhe pastaj u shpalos gjëja në diskutim dhe debat. Unë nuk kam qenë i provokuar në atë lloj mënyre dhe të tjerët e kanë shmangur provokimin tim.

Ledion Liço: Po, por e ke shmangur edhe ti sepse në momentin e vetëm që i the diçka frontalisht Romeos, më vonë u tërhoqe.

Albi Nako: Ishte diçka që unë e absorbova brenda vetes dhe ka qenë një diskutim që unë e fola mbrëmë me Romeon.

Arbër Hajdari: Unë kam pasur pritshmëri për ty. Shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit sepse do ta kishe djegur kot. Për mua s’ke bërë asgjë brenda shtëpisë, thjesht ke fjetur dhe ke ngrënë. Nuk e di pse e bëre këtë gjë. Unë ta kam ndjekur edhe jashtë shtëpisë, në debate të bëra në studio televizive dhe e di kapacitetin që ti ke për të  të dhënë mendimet e tua, për të kontrolluar situatat. Akoma s’kam një përgjigje pse pate këtë lloj bllokimi brenda shtëpisë së Big Brother, por shpresoj që këtu jashtë të mund të kemi kohë të na shpjegosh.

Albi Nako: Nuk ke pse thua për mua që kam ngrënë dhe kam fjetur sepse besoj kam pasur një lloj…

Arbër Hajdari:  Për mua po.

Albi Nako: Po për ty po sepse është kollaj që të flasësh aty nga kolltuku.

Arbër Hajdari:  Edhe për zonjën tënde, erdhi ta tha në shtëpi.

Albi Nako: Sigurisht, sigurisht, por unë nuk besoj se kam vegjetuar aty brenda sepse diçka e kam bërë, një lloj mesazhi e kam dhënë, dhe diçka në mënyrën time të jetesës aty brenda mund të ketë funksionuar. Sepse do ti ta shohësh ashtu nga pozicioni i kolltukut është tjetër gjë. Është kollaj të flasësh nga aty, edhe tjetër gjë të jesh aty brenda.

Arbër Hajdari:  Ti je më i miri vëllaçko.

Albi Nako: Jo, nuk jam më i miri…

Arbër Hajdari:  Pse je këtu.

Albi Nako: Publiku më nxori, unë e pranoj. Por mos më thuaj që ke fjetur dhe ke ngrënë sepse jam një ndër personat që ka fjetur më pak aty.

Arbër Hajdari: E kam të fjetur në kuptimin e lojës.

Albi Nako: Është kollaj të flasësh nga kolltuku ku je ti sepse një herë tjetër më ke thënë frikacak dhe unë këtë nuk ta pranoj. Nuk e përcakton ti sa frikacak jam unë.

Arbër Hajdari:  Është mendimi im more zotëri, ti u tërhoqe nga diskutimi që kishe me Romeon. Për mua ishte gjest prej frikacaku. Ti na trego trimërinë…

Albi Nako: E kam treguar unë sepse nuk tregohet trimëria me njerëz që bëjnë bla bla bla. E marrin minutazhin dhe nuk thonë asgjë. Thjesht hanë kohën kot.

Arbër Hajdari:  Ti e akuzove atë që s’ke këllqe, nuk i thash gjë unë.

Albi Nako: Ajo ishte e gabuar dhe unë e pranova që nuk tregova qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat