“Je naiv, ik andej nga ishe nisur” - Çifti Sara dhe Bardhi i rikthehen sërish debateve!

Mediale Vip

“Je naiv, ik andej nga ishe nisur” - Çifti Sara dhe Bardhi i rikthehen sërish debateve!

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 09:19
Sara-Bardhi

Çifti Sara-Bardhi duket se nuk po gjejnë qetësi! Pas prime të kaluar, ata janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë nominimi i Sarës.

Modelja i është drejtuar partnerit të saj se në këtë lojë është naiv, por kjo e ka irrituar këngëtarin, i cili gjatë bisedës i ka fishkëllyer duke i thënë “nuk je duke folur me Ilnisën”.

Sara i tha se “në këtë lojë je naiv, ngrite Eglën, ngrite Gazin, ngrite Julin”, të tre këta banorë që janë në televotim së bashku me Sarën.

Pas debateve Bardhi u largua, ndërsa Sara i tha “jam mësuar me ty që ikën, uroj mos ta bësh jashtë”.

Debati mes çiftit:

Sara Gjordeni: Nuk vjen ai këtu shef kamerat dhe pastaj ti  thua: Po është e vërtetë, ka bërë gabime ka gabu!

Bardhi Idrizi: Ti nuk je kurrkund nuk je, a e di

Sara: A je mirë, a je në lojë apo je jashtë

Bardhi: Për mirë jemi tu fol, jo për keq. Ne e dimë kush je Sara

Sara: Je naiv lale, më shiko në sy

Bardhi: Unë?

Sara: Je naiv për këtu

Bardhi: Unë e kreva diskutimin

Sara: Ik, jam mësuar me ty që ikën. Uroj mos të bësh jashtë

Bardhi: Rri me njerëz që nuk janë naiv

Sara: Uroj mos ta bësh jashtë

Bardhi: O Sara mos ja fut kot. Kujt i thua naiv?

Sara: Nëse nuk e kuptove ca ndodhi je naiv

Bardhi: Kur dola naiv unë , ej nuk jam Ilnisa unë

Sara: Kujt i fishkëllen ti

Bardhi: Nuk jam Ilnisa, nuk jam armiku yt, kujdes me epitete

Sara: Ik andej nga ishe nisur

Bardhi: Jo nuk iki, nuk jam naiv unë. Unë po të flas diçka për mirë, mos më vërë epitete mua.

Sara: Në këtë lojë je naiv, ngrite Eglën, ngrite Gazin, ngrite Julin.

Bardhi: O Sara nuk dola të them votoni Eglen

Sara: Të lutëm ik, kjo është pjesa që të ik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat