Monika Salihu: Këtë verë do të jem aktive nëpër dasma

Mediale Vip

Monika Salihu: Këtë verë do të jem aktive nëpër dasma

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:51
Monika Salihu dhe Ylberi.

Ish-konkurentja e Big Brother Vip Kosova 2, Monika Salihu ishte e ftuara e radhës te emisioni “Shija e Anës”.

Ajo nuk ishte e vetme në këtë intervistë, pasi ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Ylberi. Një intervistë relaksuese familjare dhe e këndshme me dyshën, bëri që të preken disa tema, në mesin e të cilave edhe muzika.

Kanë kaluar vite që Monika ka bërë një pauzë me këndimin. Së fundmi ajo nxorri në bashkëpunim projektin me këngëtaren e njohur Remzie Osmani, “Qika e nanës vet”, projekt ky i cili u pëlqye mjaft shumë.

Ndër të tjerash, Monika theksoi se këtë verë do të jetë aktive nëpër dasma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat