“Kur dola nga BBV2 u futa në depresion! Bëra seanca me psikologen”, Mikela Pupa tregon si i ndryshoi jetën pjesëmarrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Mediale Vip

“Kur dola nga BBV2 u futa në depresion! Bëra seanca me psikologen”, Mikela Pupa tregon si i ndryshoi jetën pjesëmarrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 09:35
Mikela Pupa

Mikela Pupa e ftuar në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën ka treguar një nga momentet më të këqija të jetës së saj.

Ajo shprehet se pas daljes nga BBV2 ka rënë në depresion dhe ka bërë disa seanca me psikologen. Sipas saj kjo eksperiencë e bëri të ndryshojë krejt si njeri dhe t’i japë më shumë rëndësi gjërave shpirtërore sesa materiale.

Nëse do të të pyesnin për momentin më të vështirë të jetës që sa herë e përmend përlotesh, kë do citoje?

Mikela: Që më bën për të qarë, do them situatën jo më të keqe të jetës sime, por një situatë që ka qenë së fundmi është mbas daljes së Bigut para një bllokim në jetën time sa mu deshën disa seanca me psikologen dhe dy njerëz shumë të dashur që unë i dua fort dhe kanë ndenjur gjithmonë pranë meje, njëri është i dashuri im dhe Xhoin që e dua pafund. Këta njerëz më kanë kthyer buzëqeshjen dhe energjinë pozitive që pata nevojë. Mund të them që isha tamam në depresion, nuk doja të dilja askund, nuk dilja nga shtëpia, nuk doja të flisja me asnjë njeri dhe këto dy që rrinin me mua i thosha ikni se nuk dua t’ju kem këtu. Ndoshta kanë qenë streset e akumuluara, traumat gjatë gjithë jetës dhe kur rri në një ambient aq të mbyllur dhe pastaj del nga aty dhe Bigu të ndryshon shumë si personazh, të ndryshon perceptimin për jetën, të ndryshon gjërat që mendon se ishin të rëndësishme, pastaj kupton që nuk janë fare të rëndësishme. Mua më ndryshoi shumë në shumë drejtime, fillova t’i jap më shumë rëndësi gjërave shpirtërore sesa atyre materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat