Belen Rodriguez nis lidhjen e re, rikthehet me ish-in pas 6 vitesh

Mediale Vip

Belen Rodriguez nis lidhjen e re, rikthehet me ish-in pas 6 vitesh

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 20:27
Belen Rodriguez

Disa javë më parë historia mes Belen Rodriguez dhe Elio Lorenzoni mori fund, por jeta romantike e argjentisases duket si mos më mire.

E përjavshmja Chi ka fotografuar showgirl-in në shoqërinë e Bruno Cerella, basketbollist me të cilin duket se ka rizbuluar ndjenjat e vjetra. Pas periudhës së vështirë nga ndarja me Stefano De Martino dhe depresionit, ajo nisi një romance me Elio Lorenzoni, me të cilin ishte gati të martohej e duket se mori edhe një propozim. Por, gjërat ndryshuan rrjedhë dhe ata u ndanë.

Tani një ish i saj është rishfaqur, basketbollisti me të cilin ajo ka pasur një lidhje në vitin 2018 dhe me të cilin duket se ka gjetur sërish buzëqeshjen e saj, lexojmë në revistën e cila tregon fotot e tyre. Çifti duket i buzëqeshur teksa po shijon një mbrëmje në një klub milanez, në festën e një miku, Giorgia D'Autorio: "Me Brunon, Belen është gati të bëjë një ndryshim".

 “Prej muajsh nuk e kishim parë showgirl-in kaq të buzëqeshur” shkruan revista e cila për të shoqëruar rrëfimin e mbrëmjes ka shtuar pamjet ku shihet basketbollisti argjentinas teksa shkon për të marrë prezantuesen: “Më pas, pasi u larguan nga festa, u drejtuan në shtëpinë e tij”.

Belen dhe Bruno ishin bashkë në vitin 2018, pasi argjentinasi u nda nga Andrea Iannone. E përjavshmja Chi thotë se showgirl-i nuk do ta kishte harruar kohën e bukur të kaluar me basketbollistin, me të cilën vendosi të buzëqeshte sërish. “Një fillim i ri premton të bëhet me një kampion, një sportist, me dikë që e di se asgjë nuk është e garantuar”, lexojmë. Ndërkohë, ende heshtja absolute për Elio Lorenzonin, i cili u zhduk papritur nga jeta e Rodriguez-it pas propozimit për martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat