Banorja e re e Big Brother: Unë nuk kam qenë kurrë në Dubai

Mediale Vip

Banorja e re e Big Brother: Unë nuk kam qenë kurrë në Dubai

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 11:54
Sara Karaj

Sara Karaj është banorja më e re e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo që në fillim mori vëmendje të madhe, e menjëherë u përfshi në një bisedë me Meriton Mjekiqin, i cili në një moment e ftoi edhe te shtrati.

Kjo gjë duket që nuk i pëlqeu Ilnisës, e cila brenda po shijon një lidhje me prezantuesin kosovar.

Derisa po qëndronin në oborr së bashku, Sara dhe Ilnisa janë përfshirë në një debat.

Gazetarja gjatë kohës që po flisnin i tha se këtu nuk është me pushime në Dubai.

Modelja reagoi për këtë qasje të Agollit, duke i thënë turp të të vijë që i përmend femrat vetëm se shkojnë në Dubai.

Karaj thekson se nuk ka qenë kurrë në Dubai dhe se nuk ka ndonjë të keqe.

“Unë në jetën time nuk kam qenë në Dubai, po zëre se kam qenë çfarë të keqe ka. Kush është ajo me të thënë shko në Dubai”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat