Eros Grezda dhe Ajsel Abazi: Në prag divorci disa muaj pasi u bënë prindër?

Mediale Vip

Eros Grezda dhe Ajsel Abazi: Në prag divorci disa muaj pasi u bënë prindër?

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:02
Eros Grezda dhe Ajsel Abazi

Spekulime dhe dyshime për divorcin mes futbollistit shqiptar Eros Grezda dhe partneres së tij, këngëtares Ajsel Abazi... Kur ata sapo ishin bërë prindër dhe dukej se po jetonin një martesë të lumtur, aktualisht ka indikacione se ata mund të jenë në prag të një divorci.

Në bazë të disa 'vëzhgimeve' në rrjetet sociale, është vërejtur se Grezda dhe Abazi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe po ashtu kanë fshirë fotot e përbashkëta, një tregues i mundshëm që ata mund të jenë ndarë. Sakaq, vlen të përmendet se Ajsel ka ende mbiemrin "Grezda" në Instagram.

Pasi u bënë prindër në qershor të vitit 2023, duket se Grezda dhe Abazi kishin hyrë në një fazë të re të jetës së tyre familjare. Megjithatë, veprimet e fundit kanë ngritur dyshime për gjendjen e marrëdhënies së tyre.

Romancën e tyre e zyrtarizuan në vitin 2022. Në fund të të njëjtit vit, ata zbuluan se kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Megjithatë, përtej pamjes së jashtme të një martese të lumtur, duket se janë përballur me sfida të thella që mund të kenë shkaktuar tensione në marrëdhënien e tyre.

Ajsel Abazi, një këngëtare e njohur në Turqi dhe kushërira e një tjetre bukuroshe të njohur Almeda Abazi, ka jetuar larg vendit të saj të lindjes, ndërsa Grezda u rikthye në Shqipëri pas një periudhe në Turqi për të luajtur me ekipin e Partizanit. Këto ndryshime në jetën e tyre personale dhe profesionale mund të kenë ndikuar në dinamikën e marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht rreth dyshimeve për divorcin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat