Ervin Kurti me zemër të hapur: Dua një fëmijë, u lëndova nga dashuria, prandaj ika në New York

Mediale Vip

Ervin Kurti me zemër të hapur: Dua një fëmijë, u lëndova nga dashuria, prandaj ika në New York

Më: 1 mars 2024 Në ora: 17:09
Ervin Kurti

I ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” ka qënë gazetari Ervin Kurti i cili ndërkohë që përgatiate byrekun ke kos,rrëfeu gjëra për jetën personale të cilat nuk i dinim.Julka Gramo: A të kanë lënduar ndonjëherë, ta kanë thyer zemrën?

Ervin Kurti: Një nga arsyet pse shkova në New York, kjo ishte dhe jam thyer shumë keq.

Ka qenë një nga periudhat më të trishta të jetës sime, sepse kur lëndohesh në moshën 30 e ca vjeçare nuk është njësoj si të lëndohesh në moshën 20.Ajo që të shembet është sistemi i besimeve, ku duhet të besoj unë tani dhe çfarë të besoj?

Nuk ke më kohë të rrish me një njeri dhe ta njohësh nga e para dhe ti thua ok po rri vetëm. Por a rrihet vetëm?

Lumturia e vërtetë është kur ti udhëton, gëzon, hidhërohesh apo bën çdo gjë dhe ke një njeri aty që të suporton ose të kritikon në formën që t’i mendon.Kjo është një nga arsyet pse njerëzit shkojnë tek psikologu sepse kanë shumë shoqëri, por nuk i dëgjojnë në mënyrë aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat