Erjola Doçi ka një lidhje jashtë Big Brother – zbulohet reperi nga Kosova që ia ka rrëmbyer zemrën?

Mediale Vip

Erjola Doçi ka një lidhje jashtë Big Brother – zbulohet reperi nga Kosova që ia ka rrëmbyer zemrën?

Më: 4 mars 2024 Në ora: 17:43
Erjola

Në programin “E Diell” kanë qenë të ftuar disa nga ish-banorët e Big Brother e po ashtu edhe gazetari Bledi Mane.

Teksa janë pyetur për Erjola Doçin nëse ka dikë brenda, Bledi ka reaguar duke thënë se ajo ka një romancë jashtë.

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2 theksoi se ai po e ndjekë emisionin nga Gjermania dhe se është reper.

Siç duket pas zërave që kanë qarkulluar, ka edhe të vërteta, duke treguar kështu se ky artist është Azet.

Biseda e plotë në studio:

Ed Manushi: Kë pëlqen Erjola Doçi aty brenda?

Dea Vieri: Me thënë të drejtën kur ka hyrë Erjola Doçi mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa. Se Erjola është femër seksi, provokuese, kur hynte ajo në pishinë, të paktën unë Erjolën me Romeon i shihja.

Bledi Mane: Ne e kemi Erjolën shoqe dhe ajo ka një lidhje jashtë.

Ed Manushi: Ky qenka lajm, kë ka Erjola jashtë?

Bledi Mane: Me një emër të njohur, po na ndjek nga Gjermania. Është emër i njohur i rap-it, kaq mjafton.

Dea Vieri: Edhe shoku i Bardhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat