Madonna flet për problemet me shëndetin

Mediale Vip

Madonna flet për problemet me shëndetin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 09:16
Madonna

Madonna ka folur për problemet e saj shëndetësore.

Ajo ka kujtuar vitin e kaluar kur u diagnostikua me një infeksion, që çoi në vonimin e turneut të saj.

“Asgjë nuk mund të më ndaloj”, tha këngëtarja gjatë një koncerte të së hënës mbrëma në Los Angeles.

Madonna zbuloi fjalën e parë që tha kur u zgjua nga koma e induktuar pas katër ditësh. “Jam shumë e sigurt se Perëndia më tha: ‘A dëshiron të vish? Dëshiron të dalësh me mua? Jo”, tha Madonna.

Një nga mjekët e Madonna-s ishte në koncert dhe ajo foli për rrugën e saj drejt rimëkëmbjes pasi u shtrua në spital.

“Telefonoja çdo ditë të dytë dhe pyesja [mjekun tim] pse nuk kisha energji, kur do të kthehej energjia ime? Kur do të ndihesha sërish vetvetja? Kur mund të shkoj përsëri në koncerte? Gjithçka që ai do të thoshte është, ‘Dil jashtë në diell’. Ishte kaq e vështirë për mua të ecja nga shtëpia ime në oborr dhe të ulesha në diell. E di që tingëllon çmenduri, por ishte e vështirë”, tha Madonna.

Madonna i vlerësoi fëmijët e saj që e ndihmuan të rikthehej si më parë.

“Fëmijët e mi janë ata që me të vërtetë më ndihmuan të kaloja, sepse ata punuan shumë. Nuk doja t’i zhgënjeja, kështu që thjesht caktova një datë. Dhe kjo datë u bë realitet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat