Kur hyri në “BBV3” rrëfeu se është beqare, Sara K zbulon të dashurin

Mediale Vip

Kur hyri në “BBV3” rrëfeu se është beqare, Sara K zbulon të dashurin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:41
Sara K

Sara K është surprizuar nga një person sekret mbrëmjen e djeshme. Ai i ka dërguar asaj një tufë me trëndafila dhe banorët e tjerë kanë filluar të aludojnë se kush mund ta ketë sjellë. Ka qenë Roza ajo që e ka pyetur Sarën se kush është adhuruesi sekret, duke nënkuptuar se mund të jetë i dashuri. Mimikat e Sara K e konfirmuan se ajo ka një lidhje jashtë, ndërkohë që kur hyri në fillim ajo i tha Ledionit që është ‘single’.

Roza: Adhuruesi yt sekret është vërtetë sekret apo ti e di kush është?

Sara K: E di kush është.

Roza: Po çfarë shenje horoskopi është adhuruesi yt sekret? Ti je Peshqit, unë mendoj se ai është Akrepi.

Sara Karaj qesh në shenjë konfirmimi, duke aprovuar që ai është një Akrep.

Roza: Akrepat janë shumë protektivë dhe territorialë për partneren. Ai ka dashur t’jua bëjë të qartë të gjithëve atje jashtë që është e imja.

@bbv3albania_ #erjoladoci #saragjordeni #fationkuqari #sarakaraj #fyp #bigbrothervipalbania #romeoveshaj #viral #meritonmjekiqi #jetmirsalaj #rozalati ♬ original sound - BBV3ALBANIA
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat