Dhunë fizike dhe seksuale, bullizëm, kërcënime, eskalojnë banorët e “It’s my home”

Mediale Vip

Dhunë fizike dhe seksuale, bullizëm, kërcënime, eskalojnë banorët e “It’s my home”

Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Reality show’i më i degraduar në shqiptari vazhdon ta terrorizoj opinionin kosovar. Mjaftojnë pesë minuta ta shohësh “It’s my home” që të tronditesh dhe shqetësohesh nga sjelljet jonjerëzore. Veprimet e dhunshme të banorëve lirisht mund të konsideron vepra penale. Dhunë fizike, psikologjike, bullizëm e kërcënime të bëra në ‘kuadër të lojës’ servohen gjatë tërë kohës nga emisioni në fjalë.

Njëri godet tjetrin, të tjerët “shohin seri”. Argëtohen/ debatojnë duke bullizuar për pamjen, intelektin, paraqitjen.

“Kam me ta plas shpirtin”, kështu i drejtohet banori me emrin Andrea konkurrentes tjetër, Rinesës. Pra, në sy të të gjithëve ai kërcënon, askush nuk merrë masa. Madje, as produksioni. Përkundrazi, videoja shpërndahet në të gjitha platformat sociale.

“Prime-in” e radhës asaj i pëgatitet një përmbledhje me disa prej momenteve ku brenda pak ditëve ajo është dhunuar nga të tjerët.

Situate e dytë në video- Rinesa dhunohet fizikisht.

Në sallonin e shtëpisë, asaj nga prapa i vardiset Andreu. Ajo kthehet dhe e shanë.

Ky i fundit i gjendur para kësaj situate, zgjedhë dhunën. 

Fillimisht tërheq atë nga flokët, pastaj e godet me shuplakë në faqe.

Në mes tyre gjendet njëra nga banorët, por nuk i duket gjë ajo që pa para pak sekondave.

Situatat diskutohen si të bëhej fjalë për diçka normale.

Asnjëri nga ta nuk përjashtohet.

Moderatorja e emisionit, Ardisa Maloku në lidhje me dhunimin fizik deklarohet “arsyeja pse nuk kemi marrë masa për këtë është se kemi mendu që kjo ka qenë lojë. Ju shpesh e përdorni lojën me kontakt fizik. Është shqiptu vërejtje pasi që është fillimi i garës”.

Media ka kontaktual Policinë e Kosovës në lidhje me këtë. Të njëjtit akoma nuk kanë kthyer ndonjë përgjgjje.

Në po të njëjtën video janë të përfshira edhe situatat si në vijim.

“Veç paloje qato. A po nin? Paloje ti”, më këto fjalë, Florenti, njëri nga konkurrentët, mundohet ta detyrojë atë të heshtë. I afrohet, dhe me qasje shumë banale insiston që ajo të mos flas.

“Ajo dy punë di t’i bëjë. Të bërtas dhe të shtrihet. Kjo ma s’pari nuk është e ngritur intelektualisht”, kështu vlerësohet niveli i saj intelektual, nga një banorë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat