Ledri Vula sqaron deklaratën e bujshme për Dafina Zeqirin, ka një mesazh edhe për partnerin e saj

Mediale Vip

Ledri Vula sqaron deklaratën e bujshme për Dafina Zeqirin, ka një mesazh edhe për partnerin e saj

Më: 6 mars 2024 Në ora: 23:41
Ledri Vula, Dafina Zeqiri

“Nuk e di, pse u prek për atë koment. Koincidencë, na qëlloi teksti i njëjtë, por tjetër kush ia kish fshi, se s’besoj që e ka fshi Dafina. S’munet Dafina mos me më pas mu dost, sa do me u idhnu”,-ishte kjo deklarata e Ledri Vulës në një intervistë të para disa javëve që ngriti polemika të shuma të rrjet.

Ai ka pasur më në fund mundësinë të sqarojë këto fjalë teksa ishte i ftuar në “Canape”. Ledri tha se deklarata e tij është keqinterpretuar nga mediat, por i qëndroi pohimit se e ka mikeshë Dafinën.

Sakaq, dha një mesazh për partnerin e saj, duke i uruar të bëhen me një vajzë.

“Dafina është artiste shumë e mirë. E vlerësoj shumë si artiste. Mediat ndonjëherë keqinterpretojnë çfarëdo fjale që të thuash. Unë Dafinën e kam shok, gjithashtu edhe Kreshnikun. Kam dëgjuar se do martohen, i uroj të trashëgohen! Kreshnikut i them me një çikë, se çikat janë për babën. E vlerësoj Dafinën si artiste. Po shoh se karriera po i ecën shumë mirë dhe kaq. Thjesht thashë që e kam dost. Mediat ndonjëherë i bëjnë disa gjëra më të mëdha sesa janë dhe pastaj ashtu i marrin edhe njerëzit.”-u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat