​Meghan Markle flet për abuzimin e përjetuar gjatë dy shtatzënive

Mediale Vip

​Meghan Markle flet për abuzimin e përjetuar gjatë dy shtatzënive

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:08
​Meghan Markle

Meghan, Dukesha britanike e Sussex, tha se gjatë dy shtatzënive të saj ishte ekspozuar ndaj abuzimeve online plot urrejtje dhe kritikoi toksicitetin dhe mungesën e humanizmit të treguar nga përdoruesit e rrjeteve sociale, si dhe një pjesë e mediave.

Në vitin 2018, Meghan u martua me djalin e vogël të mbretit Charles III, Harry, me të cilin ka dy fëmijë, Archie (4) dhe Lilibet (2).

“Kam përjetuar ngacmimet dhe abuzimet më të shumta në rrjetet sociale dhe në internet kur isha shtatzënë me Archie dhe Lily, dhe pas lindjes”, tha Megan të premten në festivalin SXSW në Austin, Teksas.

“Mendojeni vetë dhe pyesni veten pse njerëzit janë kaq të mbushur me urrejtje... Në hapësirën digjitale, por edhe në sektorë të caktuar mediatik, ne thjesht e kemi harruar njerëzimin dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha ajo.

Harry dhe Meghan kanë folur publikisht edhe për vështirësitë me të cilat përballen duke qenë pjesë e familjes mbretërore britanike, veçanërisht pas largimit nga detyra mbretërore dhe zhvendosjes në Kaliforni.

Princi Harry dikur tha se ai mori një vendim të tillë për të mbrojtur familjen e tij.

Ndryshe, dalja publike e Meghan vjen në një moment të vështirë për familjen mbretërore, pasi Charles është diagnostikuar me kancer dhe Kate, gruaja e vëllait të madh të Harry-t, William, po rikuperohet nga një operacion abdominal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat