“Më ka thyer” – Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë ndërprerë përfundimisht lidhjen e tyre në Big Brother

Mediale Vip

“Më ka thyer” – Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë ndërprerë përfundimisht lidhjen e tyre në Big Brother

Më: 9 mars 2024 Në ora: 21:34
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre brenda Big Brother VIP Albania 3.

Ata duket se janë ndarë përfundimisht sa i përket kohës që po qëndrojnë në shtëpi.

Banorët në ndërkohë kanë reaguar pas ndarjes së tyre duke bërë komente të ndryshme në lidhje me këtë raport.

Prezantuesi i “Më lër të flas” tha që nuk i beson më Heidit dhe se për këtë e kanë ndërprerë marrëdhënien.

“Nuk e mendoja që ishte bërë kaq i gjerë dhe që kishin folur kaq shumë për mua dhe për Heidin. Kjo është arsyeja se përse i thash të mos japësh kaq shumë justifikime, t’i japësh të tjerëve”, u shpreh Veshaj.

Ai tutje theksoi: “Nuk kam për detyrë t’i jap askujt shpjegim për jetën time, përveç vajzës atje. Unë ndjesinë e kam me Heidin, por nuk i besoj këtu brenda. Mosbesimi tejkalon ndjenjën. E shikoj më shumë si lojtare”.

Heidi nga ana tjetër shtoi: “Unë doja vetëm me thënë se nuk i jap llogari asnjërit këtu. Ishte thjesht normale, që në këtë shtëpi bëjnë pyetje rreth situatave që ndodhin. Ishte një muhabet, bisedë normale. Nuk ishte me tendencë. Thjesht Romeo ka ndryshuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat