“Shko në dhomën e gjumit”, Donald Veshaj i reagon Ledion Liços: Nuk ka spektakël pa Romeon

Mediale Vip

“Shko në dhomën e gjumit”, Donald Veshaj i reagon Ledion Liços: Nuk ka spektakël pa Romeon

Më: 10 mars 2024 Në ora: 06:43
Donald Veshaj

Romeo Veshaj po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në Big Brother VIP Albania 3.

Spektakli i natës së sotme (e shtunë) ka nisur me të, për marrëdhënien me Heidi Bacin.

Në një moment derisa po fliste Françeska Murati, Romeo tha se nuk e duron dot, e se për këtë prezantuesi Ledion Liço i tha të shkojë në dhomën e gjumit.

Image
Donald Veshaj/instastory

Për këtë koment ka reaguar edhe vëllai i Romeos, Donald Veshaj, në një postim në InstaStory.

“Të shkoj ky djali tek dhoma e gjumit nuk ka prime. Fakt”, ka shkruar ai.

Romeo ndërkaq tha se nuk i beson më Heidit dhe se për këtë është krisur raporti i tyre.

Heidi gjithashtu e fajëson atë, duke shtuar se ka ndryshuar dhe se nuk është i njëjti që ka njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat