“TiTAN”, Besa Kokëdhima publikon versionin e ri të këngës për Eurovision

Mediale Vip

“TiTAN”, Besa Kokëdhima publikon versionin e ri të këngës për Eurovision

Më: 11 mars 2024 Në ora: 19:21
Besa Kokëdhima

Shqipëria ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën e saj për Eurovision 2024.

Besa Kokëdhima ka marrë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë, falë mbështetjes së votës së publikut.

Ajo interpretoi këngën “ Zemrën n’Dorë” në Festivalin e 62-të të Këngës.

Që kur artistja mori biletën e Eurovision, ajo bëri me dije se do të bëjë disa ndryshime në këngë.

Dhe tashmë titulli i ri që i ka vënë këtij projekti është “Titan”, të cilin e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Gia Koka me muzikë nga Kledi Bahiti, Gia, Besa dhe Alias Lj.

Nën drejtimin e Hasan Kuyucu, kjo këngë ndodhet e plotë në platformën YouTube.

Besa shquhet për paraqitjet unike si dhe për vokalin, e që premton shumë sa i përket kompeticionit muzikor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat