“Do jem e padukshme për ty!” - Heidi dhe Romeo i japin fund lidhjes në BBV

Mediale Vip

“Do jem e padukshme për ty!” - Heidi dhe Romeo i japin fund lidhjes në BBV

Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:56
Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj

Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj, duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në “Big Brother VIP” pas disa ditëve që nuk kishin më raportin e tyre të mëparshëm.

Gjatë një bisede të gjatë vetëm për vetëm mbrëmjen e djeshme, çifti kanë sqaruar me njëri-tjetrin qëndrimet e tyre, ku Romeo është shprehur se ka frikë ta humbasë Hedin.

“Edhe nëse e zvarris e bëj se kam frike po të them, kam frikë të të humbas ty dhe prandaj kam lënë kohë. Ndonjëherë i them vetes të mbaj qëndrim, por s’të mbaj dot, me ty vepron e pavetëdijshmja”, është shprehur aktori.

Ai i tha se në BBV, ashtu si edhe ajo ka hyrë për një qëllim, por Heidi i ka dalë jashtë parashikimeve. Romeo i tha se ka gabuar në disa situata më të, dukë i lënë të nënkuptohet se nuk do të vazhdojë më.

“Unë këtu ka hyrë për një qëllim siç ke hyrë ti e të tjerët, ti më ke dalë jashtë parashikimeve totalisht. Për një periudhë kohe ma kë bërë shumë të bukur. Ndonjëherë me të mirën vjen edhe e keqja. Ndoshta të kam rënduar në disa situata, kam gabuar me ty…”, tha ai.

Heidi po ashtu është shprehur se ka kërkuar vazhdimisht të flasë më Romeon, por nuk kanë biseduar. Ajo i tha se në shtëpi për të do jetë e padukshme  dhe do i mbaj qëndrim.

“Do jem e padukshme për ty, ndarje tamam, qëndrim, secili gjerat e veta. Je i lumtur?”, tha ajo.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Kam gjithë ditën që mundohem të flasim.

Romeo: Edhe nëse nuk flas dhe rri pauz, e bëj se kam fike të të mos kem ty.

Heidi: Si ke frike? Këtë nuk kuptoj, si mund të kesh këtë pasiguri ndaj meje.

Romeo: Se e shoh si merr muhabeti

Heidi: Nuk mendon pse po reagoj unë kështu, tani për shembull pse dua me fol

Romeo: Sepse më do

Heidi: Po atëherë??

Romeo: Nuk po them që më do, unë kam thënë që do diçka tjetër më shumë se mua. S’kam thënë kurrë që nuk më do.

Heidi: po mirë pra,

Romeo: Edhe nëse ta kam thënë do kem qen më nerva. E shoh që ka marrë tatëpjetën dhe nëse ngel në heshtje, edhe nëse e zvarris e bëj se kam frike po të them, kam frikë të të humbas ty dhe prandaj kam lënë kohë. Ndonjëherë i them vetes të mbaj qëndrim, por s’të mbaj dot, me ty vepron e pavetëdijshmja. Unë e di që nëse vazhdon kjo gjendje do të mund edhe ty edhe veten, këtë e di. Edhe ti e di! Do të tregohem i pastër me ty, ndonjëherë më duket sikur është faji im. Edhe tek situate sot nuk isha rehat fare se nuk dua të prekesh ti për fajin tim. Nuk dua që qëndrimi këtu brenda të ndikohej nga unë. Ngel në pauz se kam frikë mos të kem, ndoshta të ka dëmtuar shumë, se di.

Heidi: unë dua që vetëm të jesh në rregull, e kupton.

Romeo: Nuk dua të bësh gjëra të sforcuara prej meje.

Heidi: Nuk i bëj, se kam bërë asnjëherë. Ti nuk më thua çfarë mendon, thuaji të gjitha.

Romeo: Unë këtu ka hyrë për një qëllim siç ke hyrë ti e të tjerët, ti më ke dalë jashtë parashikimeve totalisht. Për një periudhë kohe ma kë bërë shumë të bukur. Ndonjëherë me të mirën vjen edhe e keqja. Ndoshta të kam rënduar në disa situata, kam gabuar me ty.

Heidi: Të dy e kemi bërë, nuk kemi pse rendojmë veten me faje…. Do jem e padukshme për ty, ndarje tamam, qëndrim, secili gjerat e veta. Je i lumtur?

Romeo: Jo. Nuk jam dhe këtë telenovelë nuk e bëj dot më.

Heidi: Është më mirë kështu, në fund e dija pak. Unë nuk e kuptoj dot logjikën, por ti e di. Nuk e kuptoj dot si mund ta hedhësh kështu, për një gjë që nuk është…, por që unë respektoj ndjesinë tende, është më mirë kështu. I the të gjitha?

Romeo: Po.

Heidi largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat