Luiz Ejlli pjesë e BBV? Ledion Liço zbulon surprizën për prime-n e së shtunës

Mediale Vip

Luiz Ejlli pjesë e BBV? Ledion Liço zbulon surprizën për prime-n e së shtunës

Më: 13 mars 2024 Në ora: 08:36
Ledion Liço

Moderatori Ledion Liço në përfundim të puntatës së sotme të Big Brother VIP, zbuloi një surprizë.

Gjatë prime-t të së shtunës do të jetë i ftuar fituesi i edicionit të kaluar, Luiz Ejlli.

Ledion Liço tha se kohët e fundit është përfolur shumë për këtë gjë, por ai do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij gpër situatat në shtëpi.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do tl hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha moderatori.

Në nominim këtë javë janë Françeska, Ilnisa, Roza dhe Sara Karaj, ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.

Votimi për publikun është për banoren që duan të shpëtojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat