Xhuli tregon në detaje për konfliktin me policët serbë të Policisë së Kosovës: Më prangosën e më çuan në stacion

Mediale Vip

Xhuli tregon në detaje për konfliktin me policët serbë të Policisë së Kosovës: Më prangosën e më çuan në stacion

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:43
Xhuli

Juliana Nura, e njohur për pjesëmarrjen e saj në sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova, ka zbuluar përvojën e saj të palakmuar me forcat e rendit në një ditë që do të duhej të ishte festive për të – Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

E ftuar në një intervistë me “Kosova Today”, ajo ka rrëfyer në detaje incidentin që e përballi me policinë në rrugën për në Brezovicë, ku ishte e ftuar për të mbajtur një fjalim motivues.

Juliana ka treguar se gjatë rrugës së saj, u ndalua nga disa pjesëtarë të policisë së Kosovës të nacionalitetit serb. Përshëndetja e saj nuk u kthye dhe, në vend të kësaj, një prej policëve i kërkoi asaj të ndalte makinën në gjuhën serbe. “Mora telefonin për të kontaktuar personin që më kishte ftuar, dhe polici erdhi dhe me forcë mi mori telefonin nga duart dhe ma hodhi,” ka rrëfyer Juliana për emisionin në fjalë.

Situata u përshkallëzua kur policia iu afrua më shumë dhe, sipas Juliana, i vendosi dorën te fytyra duke i kërcënuar. “I thashë ‘a je normal ti?’ dhe ai ma vendosi dorën tek fytyra dhe më tha ‘të shqyrj’,” është shprehur ajo, duke na dhënë një pamje mjaft të qartë të tensionit të momentit.

Rrëfimi i saj vijon me detajet se si e gjeti veten në një qeli brenda stacionit të policisë në Shtërpcë dhe se çfarë ndodhi më tej – duke përfshirë mënyrën se si doli nga qelia dhe nëse ka raportuar ngjarjen. E gjitha kjo ndodhi në një ditë që për shumë qytetarë të Kosovës simbolizon liri dhe pavarësi, por për Julianën u kthye në një përballje të befasishme me autoritetet ligjzbatuese.

Ky incident ka shkaktuar shqetësim në mesin e ndjekësve të saj dhe të publikut në përgjithësi, duke u bërë shkas për diskutime mbi trajtimin e qytetarëve dhe mbi respektimin e të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat