Modelja iu nënshtrua një operacioni për kancer të lëkurës

Mediale Vip

Modelja iu nënshtrua një operacioni për kancer të lëkurës

Më: 14 mars 2024 Në ora: 09:50
Christie Brinkley

Christie Brinkley ka zbuluar se ajo ka hequr qelizat e kancerit të lëkurës përmes operacionit.

Modelja dhe aktorja 70-vjeçare hyri në Instagram për të ndarë disa foto nga operacioni, përmes të cilave ka treguar se mjekët ishin në gjendje ta kapnin shpejt sëmundjen.

Christie gjithashtu u bëri thirrje fansave që të bëjnë kontrolle të rregullta për veten, si dhe për të mbrojtur lëkurën nga dielli.

“Lajmi i mirë për mua është se ne e kapëm herët karcinomën me qelizë bazale. Dhe unë kisha mjekë të shkëlqyeshëm që më larguan kancerin dhe më qepën deri në përsosmëri”, ka shkruar Christie.

Për ata që nuk e dinë, karcinoma e qelizave bazale është një formë e kancerit të lëkurës që, sipas Mayo Clinic, shpesh shfaqet si një gungë paksa transparente në lëkurë, megjithëse mund të marrë forma të tjera. Karcinoma e qelizave bazale ndodh më shpesh në zonat e lëkurës që janë të ekspozuara ndaj diellit, si koka dhe qafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat