Semi Jaupaj të dielën sjell këngën e re, thotë se është bashkëpunim

Mediale Vip

Semi Jaupaj të dielën sjell këngën e re, thotë se është bashkëpunim

Më: 14 mars 2024 Në ora: 21:51
Semi Jaupaj

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Semi Jaupaj, ka njoftuar projektin e ri muzikor.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ajo bën të ditur se kënga do të publikohet të dielën.

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje, artistja shqiptare tregon se do të jetë bashkëpunim.

“Fotografia. Të dielën ora 5pm ft?”, ka shkruar ajo.

Të shumta qenë reagimet, ku mezi po pritet edhe nga fansat e miqtë e Jaupajt.

Semi për këtë projekt ka bërë edhe një ndryshim drastik në dukje, duke u bërë ngjyrë portokalli.

Ajo pëlqehet tashmë për vokalin dhe për projektet që ka sjell ndër vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat