​Digjet vila luksoze e modeles Cara Delevingne

Mediale Vip

​Digjet vila luksoze e modeles Cara Delevingne

Më: 16 mars 2024 Në ora: 15:02
Cara Delevingne

Ditën e sotme është djegur vila luksoze e modeles amerikane Cara Delevingne, e cila ndodhet në Los Anxhelos.

Dyshohet se zjarri ka nisur nga jashtë dhe ka arritur në pjesën e pasme të vilës, më pas është përhapur në papafingo. Modelja nuk ishte e pranishme dhe nuk kishte persona të tjerë në vilë.

Ajo aktualisht ndodhet në Britaninë e Madhe për shkak të detyrimeve të biznesit, ndërsa në Instagram ka shpërndarë një foto të maceve të saj.

"Sot zemra ime është thyer. Nuk mund ta besoj. Jeta mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Vlerësoni atë që keni", ka deklaruar ajo.

Departamenti i Zjarrit të Los Anxhelosit tha për PageSix se ata nuk kanë njohuri për ndonjë dëmtim të kafshëve.

“Pas inspektimit të plotë të vilës, nuk kemi gjetur asnjë kafshë të lënduar”, shtuan ata. Rreth 94 zjarrfikës kaluan më shumë se dy orë për shuarjen e zjarrit dhe njëri prej tyre u transportua në spital për shkak të një lëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat