Ndjekësit e cilësuan si ‘mendjemadh’, Luiz Ejlli ka dy fjalë për ta

Mediale Vip

Ndjekësit e cilësuan si ‘mendjemadh’, Luiz Ejlli ka dy fjalë për ta

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:08
Luiz Ejlli

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Luiz Ejlli ka postuar disa fotografi gjatë natës së mbrëshme, ku ka shkruar edhe një mesazh për fansat që e komentuan si mendjemadh.

Natën e djeshme ai ishte i ftuar special në BBV3, ku përveç prezantimit të këngës së re, ai u fut edhe në rolin e opinionistit. Këngëtari shkruan:

‘Faleminderit të gjithëve për dashamirësinë dhe pritjen e ngrohtë, gjithashtu i kërkoj ndjesë atyre që dukem “mendjemadh” thjesht po them këndvështrimin tim. Tek e fundit, nuk jam opinionist por thjesht një ish banor.’- shkruan Luiz Ejlli.

Gjatë Prime-it të djeshëm Luiz Ejlli ka komentuar se si është të jesh në rolin e opinionistit, duke e krahasuar me edicionin e vjetshëm. Ai tha se Arbri i ka thënë që është një pozicion i vështirë, por këngëtari nga ana tjetër nuk la pa përmendur edhe Zhaklin Lekatarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat