Pas debatit Lediona qëllon Romeon me vezë në kokë, ja si reagoi aktori

Mediale Vip

Pas debatit Lediona qëllon Romeon me vezë në kokë, ja si reagoi aktori

Më: 18 mars 2024 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetarja Lediona Xheladinaj ka qëlluar me vezë në kokë aktorin Romeo Veshaj gjatë një diskutimi mes tyre.

Veprimi i Ledionës erdhi pasi aktori po i drejtohej me fjalën “o dele”, duke bërë që gazetara t’i thyejë vezën në kokë.

“A po më thua dele, dhe unë të bëra pulën”, u shpreh ajo. Ndërsa Romeo Veshaj e quajti një person pa argumente, duke shtuar se ka probleme me lëkurën.

“Jeni komplet pa argumente, kjo është fuqia jote zemra. Nuk flet dot, ke zero argumente. E di që kam probleme me lëkurën”, tha Romeo.

Megjithatë gazetarja ka sqaruar se nuk e bëri për inat, por si shaka ndaj tij.

“Nuk ia bëra për inat, por për shaka që më tha dele, dele”, u shpreh Lediona.

Ndërsa veprimi i saj u duartrokit nga gazetarja Ilnisa Agolli e cila u shpreh se: “A sa mirë ja bërë, bravo Lediona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat