“Me mua qepe”, Erjola Doçi i kthehet keq Romeo Veshajt në Big Brother VIP Albania

Mediale Vip

“Me mua qepe”, Erjola Doçi i kthehet keq Romeo Veshajt në Big Brother VIP Albania

Më: 18 mars 2024 Në ora: 20:21
Romeo dhe Erjola

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, kohëve të fundit ka pasur situata të ndryshme.

Banorët shpesh kanë agravuar e kanë kaluar në ofendime gjatë debateve ndërmjet vete.

Një i tillë është zhvilluar së fundmi në mes të Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt.

Moderatorja duket të jetë e revoltuar ndaj Romeos dhe për këtë i shkoi drejt në fytyrë.

“Mos përqesh njerëz. Mu zhduk. Me mua qepe. Nuk ke asnjë të drejtë mbi mua si femër”, iu drejtua ajo.

Prezantuesi në anën tjetër tha se është besëprerë duke e ruajtur atë qetësinë e tij.

Kjo nuk është hera e parë që konkurrentët bëjnë veprime të tilla dhe përplasen në forma të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat