“A e di sa zemrën ma ke vrarë”/ Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen nga Bes Kallaku? Këngëtarja: Për ty do mendoj gjithë jetën…

Mediale Vip

“A e di sa zemrën ma ke vrarë”/ Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen nga Bes Kallaku? Këngëtarja: Për ty do mendoj gjithë jetën…

Më: 24 mars 2024 Në ora: 10:42
Besi dhe Xhensila

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e saj më të re “Lotët”, përmes së cilës mesa duket ka konfirmuar ndarjen nga aktori.

“Ty kam me të menduar gjithë jetën. Kur premtimet kurrë më poshtë nuk hedhen. Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë. A e di sa zemrën ma ke vrarë. ” ishin disa nga vargjet e tekstit të këngës e cila nxiti aludimet e publikut se Xhensila përmes këtyre rreshtave konfirmoi ndarjen nga Besi.

Prej disa javësh këngëtarja Xhensila Myfrtezaj dhe Bes Kallaku janë në qendër të vëmdjes së medias rozë, për shkak të lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe dy fëmijë, Akja dhe Amen.

Ndonëse çifti kanë vendosur që të heshtin në lidhje me këto aludime, ky veprim i këngëtares ka nxitur akoma më shumë zërat për ndarje.Kujtojmë se çifti më i përfolur i “showbizz”-it përfliten se ka nisur procedurat e divorcit.

Dyshimet se martesa e tyre është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshortin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë.Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër, Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në “Instagram”, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat