Elia Zaharia jep detaje lidhur me proçesin gjyqësor me Lekën

Mediale Vip

Elia Zaharia jep detaje lidhur me proçesin gjyqësor me Lekën

Më: 24 mars 2024 Në ora: 15:11
Elia Zaharia

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë lidhur me procesin gjyqësor me Princ Lekën. 



Përmes një letre për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH ajo ka thënë se seanca për të dhe Princ Lekën për urdhër-mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin e saj mjekoligjor.

Ajo është shprehur se nuk mund të bëjë dalje publike por është ‘detyruar’ të bëjë një reagim pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq të dyshes.

Reagimi i plotë i Elia Zaharias

“Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në procese gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjeko-ligjor. 

Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedurë! Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër-mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi. 

Ju’a shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanët e që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon prokurorisë” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat