Rrëfimi i Meriton Mjekiqit për të birin, e paralajmëron ish-partnerja: E vërteta gjithmonë fiton

Mediale Vip

Rrëfimi i Meriton Mjekiqit për të birin, e paralajmëron ish-partnerja: E vërteta gjithmonë fiton

Më: 24 mars 2024 Në ora: 17:23
Meriton Mjekiqi

Meriton Mjekiqi në spektaklin e së shtunës (24 mars) në Big Brother VIP Albania 3 ka bërë një rrëfim prekës.

Ai ka folur për të birin, duke treguar detaje edhe për raportin me nënën e tij.

Prezantuesi nga Kosova thotë se djalin e takoi për herë të parë kur ishte dyvjeç dhe se e ëma nuk e lejon.

Mes lotësh, moderatori zbuloi se i biri është autik dhe se nëse do të fitojë gjysmën e parave do ia dërgojë atij.

A i bëri dhe një kërkesë publike ish-partneres duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre.

Një reagim në lidhje me këtë nuk mungoi as nga Egesta, në një shkrim të ndarë në InstaStory.

“Mos u brengos zemër, e vërteta gjithmonë do të fitojë. Së shpejti…”, u shpreh ajo.

Image
Postimi

Egesta ka paralajmëruar diçka për historinë e tyre, për të cilën do të shohim në vazhdim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat