Aktorja Eva Çela tregon detaje për serialin që po korr sukses ‘Supersex'. Rocco Siffredi ishte shumë...

Mediale Vip

Aktorja Eva Çela tregon detaje për serialin që po korr sukses ‘Supersex'. Rocco Siffredi ishte shumë...

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:54
Eva Çela

Në një lidhje direkte në emisionin ‘Pardon My French’, Eva Çela ka treguar detaje për rolin e saj në serialin ‘Supersex’ në Netflix. Ky serial po korr sukses anembanë botës.

Eva është në rolin e Lucias, vajzës që nuk u bë kurrë e Rocco Siffredi-t, por gjë gjithë jetës i mbeti fiksim.

Si u bë pjesë e filmit dhe si e ka pritur suksesin?

Kam shumë mbështetës nga India, Amerika, Franca, Italia dhe nga Shqipëria. Kur e kam takuar Roccon më tha që ngjaj shumë me Lucian, e cila e ka emrin Maria në të vërtetë. Të gjitha gjërat që unë kam interpretuar në serial janë njësoj si ai i ka parë kur ishte i vogël. Unë nuk e besoja që do të shkonte kështu kjo histori.

Gjithashtu ajo tha se ka vendosur maskerina që të përshtatej me rolin.

Ngaqë unë jam Lucia kur është një vajzë sepse roli kur ajo është e rritur është luajtur nga një aktore tjetër prandaj kam vënë maskerina.

Gjatë intervistës Eva zbuloi disa detaje për Rocco Siffredi-n.

Nuk e kisha njohur asnjëherë, e pashë kur bëmë prezantimin e “SuperSex” për Netflix. Ngela sepse ka kapacitetin të flasë me njerëzit sikur ka vite që i njeh. Shprehet shumë dhe i tregon të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat