Heidi Baci dhe Romeo Veshaj martohen në “Big Brother Vip Albania”

Mediale Vip

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj martohen në “Big Brother Vip Albania”

Më: 29 mars 2024 Në ora: 22:59
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj

Në një ngjarje të veçantë që tashmë ka filluar të kthehet në një traditë të “Big Brother Vip Albania”, dy banorët Heidi Baci dhe Romeo Veshaj u martuan brenda mureve të shtëpisë së famshme.

Ambjenti u transformua në një skenë dasme, ku çdo detaj u kujdes me shumë përkujdesje.

Romeo shkëlqente në kostumin e tij të dasmës, ndërsa Heidi shkëlqeu si në një nuse e vërtetë me fustanin e saj të bardhë.

Atmosfera u bë edhe më e veçantë kur këngëtari i njohur Elgit Doda hyri në shtëpi për të performuar live, duke e bërë Romeon të shpërthejë në lot.

Në fund, të gjithë banorët u mblodhën për të dëshmuar kërcimin e parë të çiftit si burrë dhe grua.

Dyshja vallëzoi e përqafuar nën tingujt e këngës, në sytë e bashkëbanorëve dhe të miliona shikuesve që e ndoqën këtë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat