Ghetto Geasy dhe Ledri Vula publikojnë këngën e re “Thuj”

Mediale Vip

Ghetto Geasy dhe Ledri Vula publikojnë këngën e re “Thuj”

Më: 31 mars 2024 Në ora: 16:41
Ghetto Geasy dhe Ledri Vula

Ashtu siç paralajmëruan, Ghetto Geasy dhe Ledri Vula, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e famshme e estradës shqiptare u rikthyen me bashkëpunim pas 12 vitesh.

Teksti dhe melodia është bërë nga vetë reperët me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.

Për miksimin dhe masterizimin po ashtu u përkujdesën të njëjtit, ndonëse videoja iu besua Entermedias.

Ata vijnë me një paraqitje e interpretim të mahnitshëm, duke i qëndruar besnikë stilit të tyre muzikor që nga fillimi i karrierës.

Edhe pse kanë qenë të shkëputur nga njëri-tjetri, ata kanë arritur sërish të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Kjo këngë tashmë ndodhet në YouTube dhe nuk ka diskutim se do të jetë një hit i kësaj kohe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat