U prezantua si banori më i ri në BBVA3, zbulohet kush është personazhi misterioz që fshihet pas maskës

Mediale Vip

U prezantua si banori më i ri në BBVA3, zbulohet kush është personazhi misterioz që fshihet pas maskës

Më: 31 mars 2024 Në ora: 20:30
Amarildo Delia

Një personazh misterioz, pritet t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” në spektaklin e kësaj të marte.

Personi në fjalë është djalë, por nuk ka dashur të prezantojë ende veten për publikun, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë sot në BBV Fun Club.

Ai ka treguar se është babai i dy fëmijëve dhe është 32-vjeç.

“Unë jam animator, moderator dhe studioj gazetari. Jam 32-vjeç. Jam i martuar, prind i dy fëmijëve. Në BBV do sjell një standard të ri dhe do e çoj më përpara”, tha ai.

Burime bëjnë me dije se banori më i ri i BBV quhet Amarildo Delia me profesion animator dhe moderator.

Se çfarë do të ndodhë më pas pritet për tu parë këtë martë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat