Rrëfimi për ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku: Më kryqëzuan

Mediale Vip

Rrëfimi për ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku: Më kryqëzuan

Më: 31 mars 2024 Në ora: 22:50
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Pak ditë më parë Bes Kallaku theu heshtjen duke konfirmuar në "Ferma Vip" ndarjen nga Xhensila Myrtezaj. Teksa ndodhej në Fermë duke biseduar me konkurrentët, ai tregoi një episod nga udhëtimi i fundit në Itali, duke thënë se vajzën e sheh më shpesh, ndërsa djalin më rrallë. 

Aktori theksoi se ka ditë që mërzitet por uroi shëndet për ta duke theksuar se duhet të jemi falenderues. 

"Gocën e shoh më shpesh, djalin më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa gjëra në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. Rëndësi ka të jenë mirë me shëndet. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka të jemi mirë me shëndet."

Tani, Besi ka rrëfyer se ndihet i kryqëzuar pas rrëfimit që bëri për divorcin. Aktori i humorit tha se e rëndësishme është të ndihesh mirë me veten dhe Zotin.

“Elsa është nga ata persona që ka ndjerë lukuninë e portaleve mbi veten. Po e them unë që çfarë nuk kam lexuar për veten time. Ajo turmë që ditën e hënë i shtronte Krishtit rrugën me gjethe dafine, ishte po e njëjta turmë që thërriste kryqëzojeni, kryqëzojeni, kryqëzojeni. E rëndësishme është që nëse je mirë me veten dhe me Zotin, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Besi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat