Debati mes vajzave, Albano-Elsës: Mos i hidh benzinë zjarrit

Mediale Vip

Debati mes vajzave, Albano-Elsës: Mos i hidh benzinë zjarrit

Më: 1 prill 2024 Në ora: 19:15
Albano, Elsa

Albano po bisedonte me Elsën për debatin e saj me Rigelsën.

Ai është shprehur që të dyja fermeret të mos e vazhdojnë këtë diskutim me shumë.

Albano këshillon Elsën si të reagojë spektaklin e sotëm e të mos i hedh më shumë benzinë zjarrit.

“Për mendimin tim, nëse ta përmendin në prime, apo të nxjerrin nuk ndonjë klip, thuaj që të vjen shumë keq që ndodhi kështu. Jam e bindur thuaj që do e gjejmë gjuhën e përbashkët. Nuk je njeri që bën kështu lloj skenash. Mbase në gjaknxëhtësi e sipër thuaj ajo ka thënë disa fjalë më shumë, dhe unë diçka më shumë.Thuaj jemi të dyja goca inteligjent, por na kuptoni izolimi, punët, lodhjet, tensioni i prime, nominimi. Mos i hidh benzinë zjarrit po të më dëgjosh mua”, i thotë Albano Elsës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat