Pse Paris Hilton poston shpesh foto të djalit, por asnjëherë të vajzës?

Mediale Vip

Pse Paris Hilton poston shpesh foto të djalit, por asnjëherë të vajzës?

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:32
Paris Hilton

Bashkëshorti i Paris Hilton, Carter Reum, u është përgjigjur njerëzve që shprehën shqetësim dhe e pyetën pse ajo kurrë nuk publikon foto të vajzës së vogël, London, në rrjetet sociale. Paris është mjaft aktive në rrjete të ndryshme sociale dhe shpeshherë publikon momente me djalin e saj, Phoenix.

Ajo publikoi një seri me foto nga festa e Pashkës me të birin, kur një komentues u shpreh se mezi pret të shohë vogëlushen London në Instagram. Carter i ktheu përgjigje dhe u shpreh: “Nuk jam ende gati t’ia tregoj botës, por ajo është e adhurueshme dhe i ngjan mamit”.

Ndërsa është paksa e paqartë pse Paris nuk publikon foto të vajzës, ndërkohë që ndjek tjetër metodë me të birin, disa kohë më parë, ajo u detyrua të mbronte Phoenix nga komentet negative, që komentuan pamjen e tij të jashtme dhe përmasat e kokës së vogëlushit.

“Nuk mund ta besoja se ata mund të ishin të këqij me një fëmijë të vogël të pafajshëm,” tha Hilton për People. “Mund të thuash çfarë të duash për mua, por ky është engjëlli im i vogël,” shtoi ajo. “Dhe nëse dikush thotë ndonjëherë diçka për të lënduar atë ose ndjenjat e tij, unë do të jem gjithmonë aty për ta mbrojtur atë”, shtoi ajo.

Paris theksoi se i vjen keq për këdo që ndjen nevojën të tallet me një fëmijë. Por ajo pa një fije shprese kur kuptoi se kishte kaq shumë fansa që e mbështesnin.

Paris Hilton dhe bashkëshorti, Carter Reum, janë prindër të dy fëmijëve, djalit Phoenix dhe vajzës London, e cila erdhi në jetë disa muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat