Miku i saj i zbulon sekretin, Anxhelina Hadërgjonaj është martuar dhe jeton në Dubai

Mediale Vip

Miku i saj i zbulon sekretin, Anxhelina Hadërgjonaj është martuar dhe jeton në Dubai

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:28
Anxhelina Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj si duket i ka dhënë fund beqarisë larg syrit të publikut.

Ishte miku i saj më i ngushtë, Ariel i cili e bëri këtë të ditur gjatë një videoje në TikTok, ku të dy po bënin një bisedë të zakonshme për shoqërinë e tyre.

Ariel, bëri të ditur se Anxhelina tani është e martuar dhe jeton në Dubai.

“Ndonjëherë flasim përmes video-telefonatave me orë të tëra. Ne kemi jetuar bashkë për shtatë vjet. Kjo tani është martuar. Jeton në Dubai, derisa unë në Los Angjeles”, potencoi grimeri në videon e tij në TikTok.

Anxhelina në anën tjetër nuk mohoi deklaratat e mikut të saj gjatë kësaj bisede, po në të njëjtën kohë nuk ka bërë të ditur se i ka dhënë fund beqarisë; duke e mbajtur të fshehtë këtë.

Ariel dhe këngëtarja kanë pasur një miqësi platonike për rreth 10 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat